“Kërkoj ndihmën tuaj për ruajtjen e sigurisë së…”/ Zelensky letër Presidentit Trump: Na mbështesni!

Data

Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Donald Trump ku kërkon mbështetje urgjente për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, mes intensifikimit të sulmeve ruse me raketa balistike.

Sipas raportimit të  Kyiv Independent, Zelensky paralajmëron se Ukraina po përballet me mungesë serioze të sistemeve të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për interceptimin e raketave balistike. Në letër ai thekson se:

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen tonë kundër raketave balistike, ne mbështetemi pothuajse ekskluzivisht te Shtetet e Bashkuara.”

Presidenti ukrainas kërkon përshpejtimin e dërgesave të sistemeve si MIM-104 Patriot dhe interceptorëve të tjerë, duke argumentuar se ritmi aktual i furnizimeve nuk përputhet me nivelin e kërcënimit nga Rusia.

Letra u është shpërndarë gjithashtu zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, ndërsa shqetësimi në Kiev lidhet edhe me vonesat në programin PURL, përmes të cilit aleatët e NATO-s financojnë blerjen e armëve amerikane për Ukrainën.

Kërkesa vjen në një moment kur Moska ka shtuar presionin ushtarak dhe ka paralajmëruar sulme të reja ndaj asaj që e quan “qendra vendimmarrjeje” në Ukrainë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related