“Dhuratë” e Ballukut për Vitin e Ri, nga 4 Janari aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë

Data

Ashtu siç ishte planifikuar, prej 4 Janarit të vitit 2025 do të nisë aplikimi i pagesës për kalimi në autostradën Thumanë-Kashar, që është pjesë e korridorit Blu.

Vlera e pagesës do të varet nga mjetet por që nis nga një dysheme prej 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit dhe do të ndryshojë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Kontrata parashikon rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

Nga ana tjetër teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga burimet financiare të siguruara nga vetë kompania private mbajtëse e konceisonit 35 vjeçar dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related