Ilir Beqaj në burg për dosjen “SASPAC”, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S’ ka rrezik…

Data

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimoi në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest ne burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për çështjen e SASPAC. Sipas avokatit mbrojtës, nuk eksitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për një masë të tillë shtrënguese dhe po ashtu klienti i tij nuk ka rrezik për t’u larguar jashtë vendit dhe për të prishur provat. Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim prej 4 korrikut 2024, pasi po hetohet për akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.

Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim. SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landëays International’.

SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro. Më 6 korrik 2024, Beqaj ofroi 50 mijë euro si garanci në këmbim të një mase më të butë sigurie por kjo u refuzua nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related