Shko kastrohu” ose paguaj/ Pacientët me kancer vuajnë mungesën e barnave në QSUT

Data

Buxheti i vogël, korrupsioni dhe keqmenaxhimi i shtyjnë pacientët që vuajnë nga kanceri të bëjnë zgjedhje të vështira në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Ersida Bode prej dy vitesh përplaset në dyert e spitalit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë (QSUNT) së bashku me vjehrrin e saj 70 vjeç, i cili është diagnostikuar me kancer.

Edhe pse shërbimi shëndetësor ligjërisht është falas në Shqipëri për pensionistët, ajo thekson se janë të detyruar që t’i blejnë me para nga xhepi një barnat për për trajtimin e prostatës, duke paguar 300 euro për një injeksion çdo 3 muaj.

“Nuk e japin për persona mbi 70 vjeç, kemi urdhër nga Ministria thonë, por unë urdhrin nuk e pashë asnjëherë të shkruar,” shprehet Bode, me profesion mjeke anestezise-reanimatore në spitalin Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Kolegët e Onkologjikut i kanë ofruar si “zgjidhje” vjehrrit të saj kastrimin. Edhe pse kastrimi është një nga metodat e trajtimit të kancerit të prostatës, Ersida insistoi se zgjidhja nuk i është dukur ‘aspak njerëzore’ duke marrë parasysh se mund të trajtohet dhe me medikamentin Goserelin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related