Merr fund misteri/ Vrau bashkëshorten dhe i zhduku trupin, si 43-vjeçari përdori telefonin e viktimës për dy muaj për të bindur familjarët e saj se ajo ishte gjallë!

Data

Ka marrë fund misteri i zhdukjes së 42-vjeçares Francesca Deidda, nga San Sperate në Sardenja, për të cilën nuk kishte asnjë lajm që prej muajit maj.

Policia ka vendosur në pranga bashkëshortin e saj 43-vjeçar për akuzën e vrasjes së rëndë dhe fshehjen e kufomës.

Ai ndodhet në burgun Uta (Cagliari) që nga e premtja, por ka pretenduar se është i pafajshëm

“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj u largua”, kështu ka deklarauar para hetuesve, shoferi i kamionit, Igor Sollai, që dyshohet se vrau gruan e tij dy muaj më parë dhe më pas e fshehu trupin e saj, i cili ende nuk ishte gjetur.

Kur Francesca Deidda u zhduk në fund të muajit maj, ishte vëllai i saj që bëri denoncimin në polici.

Hetuesit filluan të gërmojnë në të kaluarën e të dyve dhe të kërkonin për gruan, por nuk u gjet asnjë gjurmë e saj apo e celularit të 42-vjeçares.

Igor Sollai akuzohet se ka përdorur telefonin e gruas së tij për ta “mbajtur” të gjallë në sytë e miqve dhe të afërmve, në një përpjekje për të bindur të gjithë se zhdukja e saj kishte qenë vullnetare dhe se ishte e lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Ai ka shkëmbeyer mesazhe me miqtë dhe të afërmit e gruas, duke i mohuar, me justifikime të ndryshme, mundësinë e të folurit direkt në telefon. Madje ka arritur deri aty sa i ka dërguar email punëdhënësit të saj ku i njoftonte dorëheqjen e saj nga puna.

Zhdukja e gruas, thotë policia, është raportuar më 30 maj nga vëllai i saj. Që atëherë, policia ka shqyrtuar të gjitha hipotezat e mundshme.

Hetimet për vetëvrasje dhe largim vullnetar u konsideruan të pamundura, duke bërë që hetuesit të fokusoheshin në jetën e gruas dhe marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Ndaj tij u ngritën dyshimet pas analizave të gjurmëve kompjuterike të lëna nga i dyshuari si edhe për shkak të mospërputhjes së versioneve të dhëna në polici në ditët para zhdukjes së gruas së tij.

Policia ka rikonstruktuar lëvizjet dhe sjelljet e 43-vjeçarit, duke konstatuar sesi ai kishte “zëvendësuar” bashkëshorten si me të afërmit ashtu edhe me punëdhënësin. Ndërkohë është sekuestruar shtëpia ku jetonte çifti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related