Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë, interpelancë me Ibrahimajn dhe debat për ndryshimet në AKSHI

Data

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend nis në orën 10:00 dhe pritet të shoqërohet me zhvillime të rëndësishme institucionale dhe politike.

Zgjedhja e 5 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës

Në rend dite është zgjedhja e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi gjashtë anëtarëve aktualë u ka përfunduar mandati, duke bllokuar funksionimin e plotë të bordit.

Tre kandidatët e propozuar nga mazhoranca janë:

  • Selami Xhepa
  • Holta Zaçaj
  • Matilda Shehu

Dy kandidatë të tjerë janë propozuar nga kryeministri Edi Rama:

  • Ervin Mete
  • Jonida Prifti

Plotësimi i bordit është i domosdoshëm që Këshilli Mbikëqyrës të rifillojë marrjen e vendimeve.

Interpelancë me Delina Ibrahimajn

Seanca nis me një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Ligji i ndryshuar për AKSHI dhe debati për nenin 242

Në fund të seancës pritet të miratohet ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI.

Gjithashtu, pritet debat për ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale. Nisma synon që gjykatat të mos mund të pezullojnë nga detyra Presidentin, Kryeministrin, ministrat dhe funksionarë të tjerë kushtetues, pa një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend.

Sipas draftit:

  • Për masa si pezullimi nga detyra kërkohet votim në Kuvend.
  • Për masa si detyrim paraqitje apo heqje pasaporte nuk kërkohet autorizim.
  • Për arrest me burg ose arrest shtëpie nevojitet autorizim parlamentar.

Ndryshimet nuk kanë fuqi prapavepruese.

Seanca përfshin gjithashtu diskutimin e disa projektligjeve të tjera, përfshirë ato për shërbimin e jashtëm, arsimin e lartë, tatimin mbi vlerën e shtuar, statusin e minatorit dhe qeverisjen elektronike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related