Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në Shkodër pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
