Megaoperacioni“Territor i pastër”/ Asgjësohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi në disa qytete, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 6 të tjerë

Data

Asgjësohen 3865 fidanë dhe bimë kanabis sativa në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i pastër” është vënë në pranga një shtetas në fshatin Mashkullore në Gjirokastër. Po ashtu janë proceduar penalisht tre persona të tjerë.

“Si rezultat i kontrolleve, gjenden në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, dhe asgjësohen në total 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kultivimin e 128 fidanëve në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. Për këtë rast, procedohen penalisht edhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve, për shpërdorim të detyrës.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

-në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabisi. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasit  43 vjeç dhe 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe për shtetasit  kryetari i fshatit, dhe , specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësive administrative Shosh dhe Pult, Shkodër, u gjetën 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën 438 fidanë cannabisi;

-në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në oborrin e një banese, u gjetën 128 fidanë cannabis sativa. Për këtë rast u arrestua shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja 56 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-në territorin e qarkut Lezhë, u gjetën në total 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related