“Nuk publikohen VKM-të dhe s’ka transparencë për…”/ Nuk përmbahet Tabaku, shpërthen me tone të ashpëra: Qeveria e kthyer në bunker

Data

Gjatë konferencës kombëtare për të drejtën e informimit zhvilluar në Tiranë, kryeministri Rama është shprehur se deri në dhjetor “Çdo vendim qeverie, institucioni, çdo marrëveshje që nuk është koenfidenciale duhet të jetë publike.”

Mbi këtë deklaratë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetin social “X” ku shkruan se kjo qeveri është e strehuar në bunkerin e korrupsionit.

Deputetja demokrate rendit arsyet që sipas saj e kanë kthyer qeverinë jo në një entitet transparent por në një qeveri të mbyllur brenda vetes që nuk publikon më as vendimet e Këshillit të Ministrave, as ofron transparencë mbi kontratat koncesionare.

Postimi i plotë i Tabakut: 

Çfarë ironie! Kryeministri premton transparencë të plotë ndërsa qeveria është si një bunker i luftës së ftohtë. Raporti i qeverisë socialiste me transparencën

Mospublikim vendimimeve të Këshillit të Ministrave.
Krijimi Kullës së Kontrollit të informacionit me rezidencë në zyrën e KM
Mungesë përgjigje dhe përkeqësim të ditëve për kthim përgjigje
Një qeveri që shkeli të drejtën e informimit dhe gjatë pandemisë
Një qeveri që refuzon t’I përgjigjet kërkesave për informacion për kontratat koncesionare duke I mbajtur në sirtar.

Një qeveri e tillë nuk mund të ndryshojë brenda ditës! Ajo thjesht u premton shqiptarëve fjalën që nuk e mban! Pasi është qeveria e strehuar në bunkerin e korrupsionit!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related