Protesta e opozitës më 12 korrik/ “Është gabim i madh që opozita i delegon Berishës shpresën”, Shehi nuk përmbahet ndaj ish-kryeministrit: Manovër për të mbyllur hesapet e fundit brenda PD

Data

Operacion për të mbyllur hesapet e fundit brenda PD dhe për të lançuar lidershipin e ri, e ka konsideruar kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, protestën e PD-së të thirrur për më 12 korrik. Në  një studio televizive ai tha se kjo bëhet me qëllim që të spostohet vëmendja nga tema kryesor e opozitës që sipas tij është ndryshimi i kodit zgjedhor.

“Protesta s’ka asgjë të keqe, por unë e shoh si manovër përfundimtare që brenda PD-së po mbyllin hesapet e veta që i kishin tepruar. Tani u mor dhe vula. Ti marrim edhe ato që mendojnë ndryshe ti futim këtu brenda grupit ton. Është vazhdim i së njëjtës politikë që jemi grupi më i madh opozitar dhe do ta bëjmë ne ligjin brenda opozitës. Është i njëjti grup me drejtues Berishën dhe unë nuk shikoj asgjë të re. Shikoj spostim nga temat që kemi ne si opozitë sot. Tema më e rëndësishme sot është ndryshimi i kodit zgjedhor”.

Sipas tij fokusi kryesor i opozitës duhet të jetë ndryshimi i kodit, për të fituar kundër Ramës, por Shehi thekson se asnjë nga palët nuk ka dëshirë për ta ndryshuar.

“A keni parë gjë ju? Nuk po ecet me reformën se nuk ka dëshirë nga asnjë palë. E gjitha kjo është operacion për të mbyllur hesapet e fundit brenda PD dhe për të lançuar lidershipin e ri si e mendojnë ata, që janë brenda filozofisë së PD dhe është e gjithë e drejta e tyre të mbyllin punët e veta, por nuk është ky aksioni opozitar në këtë moment. Aksioni opozitar është të ndryshojmë kodin zgjedhor që t’i japim shans të gjithë faktorëve opozitarë të hyjnë në zgjedhje e të kenë shans për t’u përfaqësuar. Me këtë kod që kemi sot i kanë përjashtuar me ligj ky është kodi i 2009, marrëveshje e 2008-s kundër demokracisë. Këto bëjnë sikur nuk e dinë”.

Deklaratat e PD-së për qeveri teknike për zgjedhjet, Shehi i sheh si gjetje për të mbajtur njerëzit me shpresë.

“E kemi bërë nja dy herë. Qeveria teknike nuk është e suksesshme, nuk ka bazë për të qenë, nuk është si në Maqedoni. Në 2017 e kemi bërë një qeveri teknike me zotin Basha atëherë, por asgjë. Të nesërmen u ankuam. Kjo është një gjetje për të mbajtur njerëzit me shpresë. Ram është e vërtet që i vjedh dhe më shumë se i vjedh, i blen zgjedhjet. Aksioni real opozitar është të ndryshojmë kodin zgjedhor dhe këtë nuk e përmend kurrkush. Këto i shmangen temës së madhe politike për të mbyll këto”.

Për Shehin gabimi më i madh që po bën opozita sot është edhe delegimi i shpresës Sali Berishës, më të cilin sipas tij mund të fitojë vetëm përballë Bashës, por jo përballë Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related