Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.
Sipas informacioneve, ai është pyetur nga prokurorët në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Agron Tare ka mbajtur më herët poste të rëndësishme shtetërore, mes tyre atë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoriteti Portual Durrës, si edhe funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aktualisht fokusi i SPAK është përqendruar te verifikimet pasurore dhe mbledhja e provave në kuadër të procedimit penal ndaj Ballukut.
Në javët e fundit është përfolur edhe mundësia e thirrjes në SPAK të Igli Tare, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo është pyetur nga prokurorët.
