Ja si letrat anonime që po zbërthehen nga Altin Dumani kanë fundosur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, gazetarë, këngëtarë dhe aktorë, gazetarja paralajmëron arrestime “VIP”

Data

Gazetarja Anduena Llabani ka paralajmëruar “ditë të zeza” për presidentin e PL Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi. Në një studio televizive, Llabani ka treguar detaje nga hetimet e SPAK. “Unë mendoj se procesit të hetimeve për çiftin Meta-Kryemadhi po i vjen fundi. Ballafaqimi i fakteve dhe dëshmive të tyre apo fjala e fundit para se ata të shkojnë drejtë përfundimit dhe mbylljes së dosjes, janë dëshmitë e tyre veç e veç. Nuk është rastësi që janë thirrur menjëherë njëri pas tjetrit. Unë e kam deklaruar që gjuha e zotit Meta, vjen si një arsye madhore për t’i bërë ballë të gjithë presionit që ai ka ndaj SPAK-ut dhe kryesisht ndaj Altin Dumanit. Ndaj Altin Dumanit ai ka një qef mbetje, për shkak se Altin Dumani ka një dosje të hetuar ndaj Ilir Metës. E ka personalisht Altin Dumani dosjen e CEZ-DIA nën hetim. Ndërkohë që për dosjen sot thotë zoti Meta, që është pyetur, përsëri unë e marr me rezerva se për çfarë është pyetur dhe nga kush është pyetur. Ai deklaron se është marrë në pyetje për pasuritë, etj, por mund të them këtu që çështja e pasurive që e ka një prokuror tjetër vartës i zotit Dumani, kohë më parë janë bërë ecejake në hetim. Ka qenë zoti Dumani ai i cili që ka kërkuar rimëkëmbje të hetimit, pra veprime të tjera. Ndaj kemi këtë acarimin e zotit Meta dhe fjalët fyese ndaj Dumanit”, tha ajo. Sipas saj, shumë shpejt Meta e Kryemadhi do të goditen nga SPA. “Që shumë shpejtë do të kemi masë sigurimi për të dy, si për Metën dhe Kryemadhin pasi janë  persona në hetim prej kaq vitesh dhe kanë fakte konkrete për të cilat do të kenë një ngarkesë penale. Hetimi pasuror ka marrë kohë për faktin që në SPAK kanë mbërritur disa letra anonime të cilat tregojnë për burime financiare të çiftit Kryemadhi. Pra, kemi dëshmi, kemi fakte të cilat kanë hapur punë te SPAK-u. Unë e kam thënë që janë drejtuar Tatimeve, Doganave, institucioneve të tjera në varësi, vetëm e vetëm për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me xhirime, me fakte që vërtetojnë paditë e ardhura në formë anonimiteti në SPAK, apo jo. Dhe në momentin që ne dimë se ka dhe shumë figura publike ku ka dhe gazetar, këngëtar, komedian, të cilët janë paguar nga çifti Meta-Kryemadhi. Dyshime gjithmonë se unë nuk jam as Prokurori e as Gjykatë ta them dhe po verifikohen me emra konkretë dhe këto letra kanë shkuar në institucionet shtetërore”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related