Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar dje se mazhoranca në pushtet miraton ligje me porosi, duke numëruar 20 të tilla të cilat sipas saj janë bërë në interes të një grupi individësh. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se një skemë që po përdoret që të përfitohet nga pronat shtetërore, është që pronat vihen në dispozicion të privatit që të ndërtojnë kulla, dhe qeveria përfiton zyra apo ambiente në këto ndërtesa. “Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme. E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash. Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë. Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH. Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj”, shkruan Tabaku.
Jorida Tabaku zbardh pazaret e pista që qeverisë me koncesionet dhe tenderat: Po miratojnë ligje me porosi
Data
