Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur thirrjen për një protestë kombëtare që do të mbahet më 24 janar.
Gjatë fjalimit në foltoren e mbajtur sot përpara Kryeministrisë, Berisha deklaroi se ky tubim do të jetë protestë përfundimtare, me synimin për t’i dërguar, sipas tij, “mesazhin e duhur” kryeministrit Edi Rama.
“Opozita ka vendosur të thërrasë një protestë më 24 janar. Një protestë përfundimtare për t’i dhënë mesazhet e duhura Ramës,” u shpreh Berisha, duke theksuar se mobilizimi do të jetë në shkallë kombëtare.
