Ja kush e dha urdhrin për të rrahur Edi Ramën në vitin ’97, aferat tronditëse të Azem Hajdarit, mashtrimet e Arben Ahmetajt dhe si Genc Pollo përdorte zyrat e Presidencës së Berishës si “bordello” , Ilir Demalia nxjerr për herë të parë të pathënat e bujshme

Data

Më 22 janar 1997 u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i atëhershëm i Akademisë së Arteve, kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmin atë kohë e pati botuar “Koha jonë”.Sipas lajmit të botuar nga “Koha Jonë” atëherë Rama po përgatiste një intervistë kundër pushtetit të Berishës. Pasi kryeministri e risolli këtë ngjarje në intervistën e tij me gazetarin italian të RAI 3, analisti Ilir Demalia thotë se nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës. Nga ana tjetër ai rrëfen edhe disa të pathëna të bujshme. Demalia ka hedhur një akuzë shumë të rëndë për  Azem Hajdarin. Po ashtu ai ka thënë se ish-ministri Genc Pollo përdorte në atë kohë zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës. “Heronjtë” e demonkarakritokracise ishin ata dhjetoristat e 1990. Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës. Por për këtë që më pyetët një gjë jua garantoj pa asnjë mëdyshje. Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës”, shkruan Demalia.

Deklaratat e Arben Ahmetajt

Po ashtu, Demalia ka komentuar dhe  pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë e emisionit “Report” në RAI 3, i cili nxori në pah të tjera skandale të lidhjes së krimit të organizuar pushtetin, të treguara nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Në një drekë familjare me miqtë, pa e ditur se po filmohej, Ahmetaj ka treguar lidhjet e kryeministrit Rama me persona të lidhur me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Sipas tij, këta persona të krimit priteshin në zyrë nga Rama, ndërsa ndërmjetësi mes tyre është Ergys Agasi, një biznesmen në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputeti të fuqishëm socialist. Por Demalia nuk e beson këtë dëshmi. Ai thotë se dëshmia e tij tregon se çfarë ordineri ka qenë në kupolën e shtetit. “Nuk do të merrem me analizën e intervistës së makaronave të Arben Ahmetaj, ajo ç’ka ishte shumë e rëndë, ishte momenti, kur hante makarona si i babëzit dhe pastronte dhembët me thojin e gjatë të gishtit të vogël. Rama duhet dënuar qe ka emëruar zv/kryeministër një njeri të tillë, nje provincial-fshatar të babzitur një derr i kënaqur me makarona-dëshmi. Nuk bëhet shtet me këtë soj. Ky soj janë mazhoranca absolute në Atdheun tonë të dashur dhe prandaj nuk bëhemi. Sa për dëshminë e tij, tregon dhe njëherë se çfarë ordineri ka qenë në kupolën e shtetit”, shkruan ai. Kujtojmë se Emisioni “Report” zbulon edhe takimin e Ramës pak kohë më parë në Kryeministri me Luftar Hysën, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga  anëtarët kryesorë të kartelit Sinaloa. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë Pastrimi i parave në Shqipëri bëhet me anë të ndërtimeve, teksa në vendin tonë kullat po “mbijnë” nga dita në ditë, pavarësisht se numri i apartamenteve të pashitura është shumë i lartë, ndërkohë që shqiptarët largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe papunësisë. Në intervistën për “Report”, u vënë përpara faktit se vetëm vitin e kaluar në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, kryeministri tha se ky është vetëm fillimi i ndërtimit të kullave, pasi pas 5 vitesh ato do të jenë në numër disa herë më të lart. Emisioni zbuloi se marrëdhënia e Ramës me ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema nuk është vetëm politike, por edhe në biznes. Arben Ahmetaj ka hedhur akuza se kriptomonedhat janë një tjetër mënyrë e pastrimit të parave në Shqipëri, dhe pikërisht këtu hyn në skenë D’Alema.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related