“Shqiptarët me 31 restorante dhe 2 hotele në mes të Firences!”/ Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme nga aksioni i anti-mafias italiane: U bashkua edhe SPAK

Data

Artan Hoxha ka folur për aksionin e anti-mafias italiane, ku u zbulua se një grup shqiptarësh kishin arritur të merrnin në pronësi dhe me qira, 31 restorante dhe prona të tjera në Firence dhe dyshohen për evazion dhe pastrim parash.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se hetimet i ka nisur edhe SPAK, për të kuptuar nëse paratë kanë si burim trafikun e narkotikëve. Gazetari shtoi se janë bërë kontrolle në disa qytete të Shqipërisë.

“Ka patur goxha vëmendje nga mediat italiane. Në fakt, sa herë kam shkuar në Firence, më binte një gjë në sy, lokalet në qendër të Firences, lokalet dhe restorantet kryesore aty i kishin në menaxhim shqiptarët.

Një grup shqiptarësh kishin blerë dhe marrë me qira 31 restorante dhe dy hotele. Kanë patur edhe dy fabrika të prodhimit të birrës dhe biznese për dhënie me qira të makinave.

Ortaku kryesor Eulent Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit Alessandro Bigi. Shqiptarët kishin një linjë të tërë, që në zemër të Firences kishin 31 restorantet, ndër më të mirat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related