Berisha: Ilir Meta do të jetë në listën e mbyllur të PD-së

Data

Duke iu referuar deklaratave të Sali Berishës që të gjitha partitë të bashkohen, drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu e pyeti kryetarin e opozitës për koalicionet ndaj të cilave ai u tregua plotësisht i hapur.

Berisha sqaroi edhe pozicionin e Ilir Metës në lista duke thënë se ka mbështetjen e plotë dhe duke qenë se s’mund të bëjë fushatë nga burgu, do të përfshihet në listat e mbyllura.

Sali Berisha: Ne jemi të hapur për të gjitha partitë që duan të bashkohen në një front opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe që i ka rënë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Përfshirë Agron Shehajn? Përfshirë Adriatik Lapajn?

Sali Berisha: Të gjithë nuk përjashtohen, përveç një personi që e përjashton veten vetë ai, që të gjithë të  tjerët pa përjashtim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related