Dhuna ndaj avokatit të Berishës/ Shefi i Urgjencës së Traumës zbulon si paraqitet gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit: Dëmtimi ishte i rëndë, orët në vijim janë vendimtare

Data

Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka folur për mediat për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesit, i cili u dhunua brutalisht paraditen e djeshme. Avokati ndodhet në intubim për shkak të gjendjes së përkeqësuar.  Mjeku ka treguar se dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e tij. Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim.

“Gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare. Është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha ndër të tjera Bushi.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related