Papa Françesku shpërthen në fyerje ndaj komunitetit LGBTQ+, mediat italiane zbulojnë çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura që zhvilloi me peshkopët

Data

Papa Françesku thuhet se u tha peshkopëve italianë që të mos lejojnë homoseksualët të trajnohen për priftërinj, sipas dy gazetave italiane që pretendojnë se papa 87-vjeçar bëri një sharje homofobike në një takim me dyer të mbyllura javën e kaluar.

Duke cituar burime nga brenda takimit, gazetat Corriere della Sera dhe La Repubblica raportuan të hënën se Papa i kishte bërë komentet gjatë takimit me peshkopët italianë më 20 maj.

Artikujt e gazetave, të përkthyer nga italishtja, pretendonin se Papa kishte thënë se ka “frociaggine”, që përkthehet në shqip “pederastë”.

Kritikat u zhvilluan në kuadër të propozimeve të peshkopëve italianë për të ndryshuar udhëzimet për kandidatët në seminare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related