Prokurorja belge Ann Fransen ka shkuar dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u takua me kreun e SPAK, Altin Dumanin për të diskutuar hetimet e përbashkëta për krimin e organizuar.
Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se takime të tilla janë të rëndësishme dhe lidhen me hetimet e autoriteteve belge pasi grupet shqiptare kanë një organizim shumë të madh në Belgjikë
Ai tha se ka pasur diskutime dhe për dosjen Toyota yaris ku deri tani kanë dalë mbi 10 prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë që kanë pasur një rol për se si shkuan hetimet. Sipas tij, fokusi i këtij takimi kanë qenë grupet kriminale me aktivitete kriminale në Belgjikë.
“Janë takime të rëndësishme. Ajo që dihet nga ky takim është se prokuroria belge është duke hetuar për grupe të ngritura më parë pasi përgjatë viteve Belgjika ka treguar interes të madh për personazhe të caktuar të përfshirë në aktivitete kriminale në Belgjikë dhe Shqipëri dhe hetimet e saj janë pjesë e grupeve të përbashkëta hetimore.
Kjo ka ngjallur interes jo vetëm te mediat se cilat janë hetimet e përbashkëta mes autoriteteve belge dhe shqiptare. Ato që kanë ndodhur që autoritetet belge kanë qenë shumë të angazhuara me atë që ka ndodhur në Shqipëri dhe dosja kryesore që ata kanë pasur interes ndër vite është toyota yaris ku dyshohet se origjina e parave të jetë Belgjika dhe ku aty ku grupet kriminale shqiptare kanë një organizim shumë të madh ku thuhet se shqiptarët kanë një rol kryesor në atë port dhe një pjesë menaxhohet nga grupet kriminale për të sjellë drejt Shqipërisë paratë e përfituara nga droga.”
Më tej ai sqaroi se Totyota yaris është një çështje e vjetër e vitit 2018 por kemi parë se kohët e fundit SPAK ka vendosur të ndërhyjë, kemi arrestimin e Aurel Zarkës, një hetuese e krimeve të rënda dhe duhet thënë se prokuroria e posaçme e konsideron sekret hetimor dhe secili mund të preket nga kjo gjë.
“Megjithatë disa detaje janë bërë publike ku kemi prokurorë e gjyqtarë të përfshirë se si u menaxhua më pas i gjithë hetimi në atë kohë. Nuk di të them se cilat janë detajet, por deri në këtë fazë kemi parë dhe pasur mundësi që të kuptojmë se në këtë histori janë të përfshirë mbi 10 prokurorë dhe gjyqtarë në atë dosje që kanë pasur një rol për se si shkuan hetimet.
Edhe ish drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Zarka, hetuesja ka qenë përdoruese i sky dhe përmes bisedave të tyre përmenden dhe qepërosna të tjerë. Belgjika ka interes për faktin e vetëm se aty është porta e vetme e kokainës.”
