Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti, shprehet se ‘de facto’ dhe ‘de jure’, Bashkia e Tiranës drejtohet nga dy kryebashkiakë, Erion Veliaj që është në burg dhe kryeministri Edi Rama, që në fakt vetëm sa ka marrë kompetenca që nuk i takojnë sipas Telitit.
I ftuar në një studio televizive përmes një lidhje me skype nën moderimin e Edvin Parrucës, Teliti tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ‘po zgjohet’ tashmë dhe e ka kuptuar se nga I ka ardhur e gjithë problematika në të cilën ndodhet.
Sipas Telitit, Veliaj e ka kuptuar që lufta e brendshme e PS, i ka ngrënë kokën politike dhe vitet e jetës, ndërsa shtoi se kjo luftë, është tregues i qartë i modelit qeverisës të drejtimit të Tiranës dhe Shqipërisë.
