Sali Berisha drejt djegies së mandatit, Rithemelimi ngre alarmin dhe akuzon SPAK se synon që të nxjerrë jashtë politikës “non-gratën”

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha, duket se është një hap larg djegies së mandatit të deputetit. Ish-kryeministri ka kohë pa shkuar në seancat plenare në Kuvend për shkak se është në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023 dhe tashmë ngelet për t’u parë nëse mandati i tij do të digjet. Por nëse ai brenda 6 muajsh nuk shkon në Kuvend, atëherë i hiqet automatikisht mandati. Ndërkohë sa i takon kësaj çështje dje ka reaguar ashpër edhe Rithemelimi, i cili ka ngritur alarmin përmes sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka. Ky i fundit teksa ishte i ftuara në një studio televizive hodhi akuza të forta në adresë të SPAK-ut, duke e konsideruar një institucion që godet opozitën për llogari të qeverisë. Madje Noka theksoi se përpjekjet e SPAK-ut për t’i djegur mandatin Berishës do të dështojnë. Sipas tij, Berisha mungon në Kuvend, jashtë vullnetit të tij. “Ka një detyrë të përcaktuar, luftën kundër opozitës. Sali Berisha, simboli i antikorrupsionit në Shqipëri është sot i burgosur, pa prova e pa akuza. Çfarë duhet të besojnë qytetarët që në Shqipëri ka drejtësi apo që SKAP është një organizatë kriminale më e rrezikshme se ajo 5D që ka si synim luftën e opozitës. Sali Berisha nuk mund t’i digjet mandate sepse nuk po mungon me vullnetin e tij. Ai ka dëshirë të jetë në Kuvend, por pengohet me vendim politik të SKAP-it të partisë”, deklaroi ai. Më tej zoti Noka theksoi se grupi parlamentar do t’i drejtohet serish kryeparlamentares Lindita Nikolla për të regjistruar si pjesë të grupit Sali Berishën, përmes depozitimit të listës së deputetëve dalë nga zgjedhjet e fundit politikë. Nisma merret pasi Berishës, ju mohua kjo e drejtë edhe pse ai kishte bërë vetëdeklarimin si deputet shtoi Noka për RTSH-në. “E pranoi në fillim dhe pastaj u kujtua nën presioni e Edi Ramës se ka bërë gabim dhe tha jo nuk mund të jetë”, nënvizoi i. Në përfundim deputeti Noka theksoi se aksioni opozitar do të vijojë si me protesta ashtu edhe në Kuvend, me synimin për të garantuar rrotacionin politik përmes zgjedhjeve të lira.

Reagon Berisha

Ndërkohë akuza ndaj Prokurorisë Speciale (SPAK) ka hedhur dje edhe ish-kryeministri Sali Berisha nga banesa ku qëndron për shkak se ndodhet në “arrest shtëpie”. Duke i’u rikthyer marrjes në pyetje të Erion Veliajt nga SKAP, ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se vjedhja e shekullit nuk do të falet kurrë dhe nuk të lejohet të amnistohet. “Skrapi i partisë do digjet në flakët e kësaj vjedhje”, tha Berisha, duke paralajmëruar Altin Dumanin që të mos amnistojë Erion Veliajn. “Miqtë e mi, dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj.

Dje ishte dita në të cilën ai doli para gjithë Shqipërisë dhe botës si një rrenacak ordiner. Si një shpifarak i neveritshëm. Por ndryshe hajduti më i madh i Tiranës nuk mund të jetë veçse si ai. Dje, nga vrima e miut ku ishte futur, i rrethuar dhe i mbrojtur nga 1 mijë policë, çonte sharje dhe ultimatume. Por unë jam sot këtu para jush t’i them se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga qytetarët. Jam para jush për t’u thënë skapistëve se nuk ka forcë që do u shpëtojë nga qytetarët. Jam para jush për t’i thënë Erion Velisë se vjedhjen e shekullit nuk e falim kurrë. Jam para jush për t’i thënë Skrapit të partisë se vjedhja e shekullit do ju djegë në flakët e tij edhe ju. Erion Veliaj, je simboli më i degjeneruar, më i degraduar i hajnit dhe mashtruesit. Erion Veliaj, jep dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë ty. Se vendi yt, jo sot, por prej 4 vitesh duhej të ishte në qeli. Në qeli të thellë për vjedhjen e tmerrshme që i ke bërë Shqipërisë”, deklaroi Berisha dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related