Përdori etiketime të ashpra, gazetari i Rai 3 ‘flakë për flakë’ me Ramën, bën paralajmërimin e bujshëm

Data

Kryeministri Edi Rama përdori etiketime të ashpra kur iu referua sot emisionit investigativ “Report” të “Rai 3” ku u trajtuan marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, por edhe çështje të krimit dhe korrupsionit në vend. Me anë të reagimeve në mediat në vend, Rama sot i kosideroi materialet e publikuara nga “Rai 3” si shpifja më skandaloze për Shqipërinë. Ai shtoi se se “Rai 3” kishte censuruar sekretarin e tij të përgjithshëm Engjëll Agaçi duke mos publikuar përgjigjet e tij të dërguara me shkrim për gazetarin italian Giorgio Mottola.

Akuzave të Ramës u është përgjigjur drejtuesi i emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, i cili në një reagim në profilin e tij në Facebook thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë. Ai shton se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve.

“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55”, shkruan gazetari italian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related