Tubimi me molotovë dhe lëndë piroteknike nga opozita, Soko: Ishin mbledhur për hallet e partisë

Data

Pas një proteste-marshimi të mbajtur dje, ku objektivi kryesor ishte sulmi ndaj institucioneve me molotovë, PD-ja në fakt arriti të mbledhë një sasi të konsiderueshme njerëzish, mes militantëve, apo edhe të pakënaqurve nga puna e Qeverisë.

Por për kryetarin e Nismës “Thurje”, Pano Soko, i ftuar në një studio televizive, protesta e djeshme nuk arriti të përçoj mesazhin për të cilën u nis, sepse sipas tij, një opozitë nënkupton ti kall datën një qeverise, teksa atyre vetë u mungon morali i aktivitetit politik.

Sipas tij nuk ndodh që të ‘zhbëhet e pista, me një të pistë më të vogël’.

“Opozita sot është një peng i një grushtit njerëzish për interesat e tyre personale. Opozita e një vendi ëhstë një grupim politik që arrin ti kall datën qeverisë në momentin kur bën gabime, dhe është e gatshme me qeverinë e tij nën hije që ta zëvendësojë. Duhet të jetë një grupim politik të cilit ia ka frikën qeveria.

Problemi që u reflektua në atë protestë, nuk e ka tagrin sot, sepse nuk arrin të injektojë frikë te kjo qeveri. Por nuk e ka, sepse nuk ka moral. Sepse ata duhet të thonë ja ‘i shikoni këta, janë të pistë dhe ne që jemi të pastër, do i zëvendësojmë’. Por jo atyre u mungon morali politik, sepse nuk zhbëhet e pista më e madhe me një të pistë më të vogël.

Prandaj them se ata nuk kanë moral të aktivitetit politike, nuk flas për moral personal.”

Sipas Sokos, opozita ishte mbledhur për hallet e partisë dhe kjo dukej qartë gjatë protestës.

“Moralisht duhet të jenë të pastërtit përballë të papastërve, këtyre nuk e ka opozita që i kam mbetur sot.

Njerëzit ishin aty se nuk u thirren për hallet e tyre, por u thirren për hallet e partisë, për Berishën e Salianjin, kur ishin kur u rrit taksa e biznesit të vogël, kur nuk e reflektuan inflacionin te pensioni.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related