Afera korruptive dhe dosja ‘Partizani’, duket se është kthyer në një makth për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin. Apeli i GJKKO-së ditën e djeshme ka lënë sërish në fuqi masën e arrestit shtëpiak. Të dy ata ndodhen në arrest shtëpie, pasi janë në proces hetimi për aferën korruptive të ish-kompleksit Partizanit. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, shpërtheu në akuza të rënda se kjo çështje po zvarritet me urdhër politik të Edi Ramës. “Siç pritej dhe siç është bërë traditë në këtë gjykatë. Gjykata, miratoi vendimin e shkallës së parë, vendimi ynë ishte bazuar në dorëzimin e akt ekspertimit që kemi kryer vetë në mungesë të vullnetit të hetimit për të kryer ekspertimin dhe veprime hetimore në lidhje me dokumentimin e asaj fabule të veprës penale të korrupsionit që pretendon SPAK. Inceneratori i posaçëm anti drejtësi në bashkëpunim me Gjykatën e Posaçme të përpunimit të mbetjeve për shkak të djegies së një procesi gjyqësor nuk mund të zhbëjnë qëndrimin antiligjor të tyre që ne e kemi të dokumentuar. Zgjatja e këtij procesi ecën me kalendarin politik kur e ka ndarë kryeministri dhe siç ka urdhëruar regjistrimin e çështjes ai e di se lidhen me lojërat politike, skadimi i mandatit zgjedhjet dhe janë këto afate që përcaktojnë këto afate. SPAK-u nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që të jetë në themel të hetimit dhe argumentimit të fajësisë që ata pretendojnë. E kam thënë që zgjatja e afatit merret në raste ekstreme kur SPKA të ketë konsumuar të gjithë kohën e vënë në dispozicion nga ligjvënësi dhe në momentin që është shfrytëzuar kjo kohë maksimalisht kanë mbetur veprimet e tjera hetimore për ty kryer merret një zgjatje. Zgjatja e këtij procesi ecën me kalendarin politik kur e ka ndarë kryeministri dhe siç ka urdhëruar regjistrimin e çështjes ai e di se lidhen me lojërat politike, skadimi i mandatit zgjedhjet dhe janë këto afate që përcaktojnë këto afate. Kujtojmë se të gjitha vendimet e gjykatave për masën antikushtetuese ndaj liderit të opozitës shqiptare janë në vazhdën e deklaratave të kryeprokurorit të SPKA, Altin Dumani, i cili pranoi publikisht se, afërmendsh që gjykatat vendosin çfarë të duam ne”, deklaroi Gjokutaj para gazetarëve.
Berisha sulmon Dumanin dhe KLP
Nga ana tjetër, Berisha dhe pse ndodhet prej dhjetorit të vitit të kaluar në izolim në banesë, ka shtuar dje sulmet ndaj institucionit të drejtësisë, KLP-së dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit. Nga ballkoni i banesës iu ka drejtuar pyetje e duke kontestuar mbi punën profesionale të tyre, ku thotë se Dumani po fle mbi dosjen 184, 399 apo amnistinë ndaj kryebakiakut të Tiranës, Erion Veliajt apo vjedhjet e mbi 2 miliardë euro nga Amant Josifi. “Zotërinj të KLP-së, nuk dua të paragjykoj njeri, por a nuk thotë ligji i prokurorisë, a nuk e autorizon atë të hapë çështje kryesisht? Po ka mashtrim më qesharak përveç 7 miliardëve të Shpiragut të Edi Ramës, se sa pylli vertikal 1 milion pemë i Erion Veliajt? Ku e keni Dumanin apo fle në hijen e këtij pylli? O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve, armiqve të ligjit, bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë. T’u pyes unë ju avoketër të krimit: a nuk është Dumani që fle mbi dosjen 184, 339? Na thoni pak, a nuk janë ato dosje të krimit madhor elektoral, o qesharakë? Po kush mund të ketë respekt për ju kur nuk keni respekt për veten tuaj? Kur u vjen Dumani në sallë me një zdap 2 metër të gjatë sikur të ishte Enver Hoxha. Po çfarë jeni ju mo? Ju jeni turp i dheut mo! Shiheni veten kush jeni! A jeni juristë apo jo, o KLP-ista? A e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn që ka firmosur duke mashtruar për këshillin bashkiak. Që ka firmosur duke mashtruar për këshillin e qarkut. Që ka firmosur duke mashtruar për mbikëqyrjen e objektit të ndërtimit. A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Apo jeni edhe ju si a? A keni të drejtë ju të kontrolloni apo jo? Apo ua kanë lidhur sytë edhe ju si Dumanit me drogë dhe para të krimit. Dhe kërkoni respekt pastaj. Po opozita do 100 herë t’ju respektojë, por ju nuk lini shkas për respektin më të vogël. Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti? Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë. Kujt ia shisni këto mor? A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre? Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë. U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë. Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni. U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda. Po pasqyra ju tradhton ju mor. Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit. Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut!”, tha Berisha.
