Ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal nuk u burgos më 18 mars dhe ndërkohë do të jetë i lirë deri në 3 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, i cili ndërkohë ka vënë në dispozicion edhe dokumentin. Por kjo lëvizje duket se është një kambanë alarmim për kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit njihet për miqësinë që ka pasur me ish-agjentin e FBI.
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej të vetëparaqitej në burg më 18 mars. Ka ndodhur diçka. Gjyqtarja e Uashington DC e ka lënë të lirë deri në 3 qershor. Gjyqtarja Kotelli nuk ka kundërshtuar mocionin që McGonigal të vetëdorëzohet më 3 qershor në burg. Ish-zyrtari i FBI-së ka bashkëpunuar më 7 shefat e agjencive të Inteligjencës Amerikane. Në një takim prej 7 orësh. Ai po flet shumë. Natyrisht që jo pak informacion ka dhënë edhe për Edvin Ramën. Avokati shqiptaro-amerikan, Ylber Dauti, për “Fokus”, tha se pazari ose marrëveshja është gjë normale. Ai nuk mund të dënohet ose të hetohet për atë që është dënuar një herë. Vetëm nëse dalin informacione te reja, pra jo nga akuza që u dënua, ka mundësi që të hetohet. Kongresi dhe senati kanë kërkuar të hetojë lidhjet e tij me Hunter Biden dhe “njeriun e Ramës”, Duçka. Neza dhe Duçka nuk u përfshinë në akuzat e para, por FBI-ja nuk i ka mbyllur hetimet ndaj atyre. Rama kërkon të fshihet pas tyre, por e di mirë se ndaj tij ka pasur hetime të thella. Dan Fridman, gazetari i “Mother Jones”, për “Fokus” deklaron se “Lidhja Rama-McGonigal qelbet erë korrupsion.” Nga 8000 faqe të dosjes së hetimeve, përgjimet ndaj Ramës janë thelbësore. Skandali i nisjes së hetimeve ndaj Muzin, ka nisur nga zyrat e Fugës në kryeministri duke shkaktuar një krim federal. Ndalimi në JFK mbi një orë, por edhe sulmi ndaj Uashington Examiner për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafiqet e Ekuadorit, tregon qartë se ndaj Ramës është plotësuar dosja e thellë. Akrobacirat e Ramës duke dërguar oligarkët e tij të ndërmjetësojnë me të falimentuarin e Manhatan-it, Kushner, kanë ngritur dyshime sepse janë ata që janë në listat e përgjimeve për lidhjet me McGonigal. Amerikanët dinë çdo gjë nga lëvizjet dhe transfertat e milionave nga Rama dhe njerëzit e tij. Loja sa ka filluar. McGonigal i lirë deri në 3 qershor është një burim kërcënimi për hajdutët e Tiranës.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë kujtojmë se Gjykata federale e Uashingtonit dënoi në shkurt të këtij viti me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama. Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. “Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, thuhet në dokument. Në shtator zoti McGonigal pranoi fajësinë në gjykatën federale në Uashington, në lidhje me të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e pa raportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Në këmbim të pranimit të fajësisë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.
