I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, Ministri Hasani flet për hapat gradualë të integrimit, ja se çfarë duhet të përfshijnë ato

Data

U mbajt në Athinë Konferenca Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, ku i pranishëm ishte edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Ministri Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha kryediplomati shqiptar Hasani.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të hapë mundësi të reja për rritje ekonomike.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi. Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”.

Ministri Hasani u shpreh se procesi integrues duhet të jetë efikas dhe i besueshëm dhe se çdo gjë më pak do të thoshte kthim pas në kohë dhe përpjekje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related