Prokuroria e Posaçme (SPAK) po heton që nga muaj gushti i vitit 2022 Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Bëhet fjalë për tre procedime penale të regjistruara pas kallëzimeve të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri, avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Adriatik Doçi për lobim në SHBA me para të padeklaruara dhe të pajustifikuara, shpenzime të fshehura për shërbime estetike dhe skema korrupsioni. Ilir Meta po hetohet edhe për rolin e tij në aferën CEZ-DIA. Gjatë gjithë kësaj periudhe prokurorët kanë thelluar hetimet ndaj ish-presidentit dhe informacionet e fundit bëjnë me dije se së fundmi Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka shkuar në shtëpinë e Ilir Metës te Kodra e Diellit në Tiranë, me një urdhër gjykate në dorë. Ekipi i BKH ka bërë një kontroll të imtësishëm. Nga ana tjetër, hetimet e thelluara të drejtësisë ndaj tij kanë futur në paranoja Ilir Metën. Ai ka shkuar në vendime ekstreme dhe të pajustifikuara duke përzënë oficerët e Gardës së Republikës, pa asnjë shkak. Sipas tij ata janë patronazhistë, e ish-Presidenti ka frikë të marrë shërbimin e truprojave që i takon sipas ligjit. Në mitingun e zhvilluar ditë më parë para bashkisë së Tiranës, Meta zbuloi vetë se nuk pranon shërbimin që i takon si ish-President i Republikës. “I përzura gardistët se ishin patronazhistë”, tha Meta pa dhënë një argument pse kjo ka ndodhur.
Arsyet e largimit të gardistëve
Por në prapaskenë mësohet se kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë vajtur për kontrolle në selinë e Partisë së Lirisë, gardistët nuk i ndaluar. Ky veprim ka ngjallur zemërimin e Metës që ka dëbuar menjëherë tre gardistët që i shërbenin si truproja. Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-Presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën. Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues. Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist. Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-Presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën. Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues. Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist. Ndërkohë lidhur me largimin e Laert Gjoka ka pasur një reagim edhe nga ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj. Ky i fundit e ka kritikuar veprimin e Metës, duke e vlerësuar gardistin si një punonjës shembullor.
Kontrollet në banesën e nënës së Kryemadhit
Kujtojmë se BKH-ja, me urdhër të SPAK dhe me miratim të gjykatës, ka kryer kontrolle në banesa të tjera, duke përfshirë edhe shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, Fatime Kryemadhi. Gazeta e ka raportuar se gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente, projekte, plane, blloqe si dhe një telefon, i cili është zbërthyer nga ekspertët. Në këtë telefon mësohet se janë rikuperuat biseda me rëndësi për hetimin, ku dalin në pah pazare, pastrim parash dhe pasuri të fshehura. Kjo është edhe arsyeja se pse Kryemadhi këmbëngul që t’i rikthehet telefoni dhe bisedat e zbërthyer të mos marrin vlerën e provës. Alarmin ia ka shtuar edhe më shumë ditën e djeshme Gjykata e Lartë,e cila i kaka rrëzuar rekursin e deputetes së Partisë së Lirisë. Kryemadhi kishte ankimuar vendimin e 4 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, por rekursi nuk u pranua nga Gjykata e Lartë. Më herët sekuestrimi i telefonit të Kryemadhit është lënë në fuqi edhe nga GJKKO.
