Amerikanët kanë dosje për aferat e Ilir Metës, SPAK duhet të jetë më agresiv ndaj tij, ja gruaja që ish-presidenti ka infiltruar brenda grupit të Sali Berishës, Evi Kokalari nxjerr informacionet “bombë”

Data

Aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar dje disa informacione “bombë” për ish-presidentin Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë. Në një reagim të fundit në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo ka thënë se amerikanët kanë dosje për korrupsionin dhe aferat e Ilir Metës. Kokalari kërkon nga Prokuroria e Posaçme më shumë agresivitet ndaj ish-presidentit pasi hetimet po ecin shumë ngadalë. SPAK duhet në mënyrë absolute të jetë me agresive me Metën. Çfarë presin? Në Amerikë, jam e sigurt që ka dosje për të. Pse është Shqipëria kaq e ngadalshme? Dhe këto daljet tek Bashkia tashti mbasi shitën zgjedhjet lokale, janë pikërisht komedia që i mungon tragjedisë së përditshme shqiptare.  Nejse, Ilir, unë dhe ti s’kemi mbaruar pune akoma”, thotë ndër të tjera Kokalari.

Infiltrimi i Metës

Nga ana tjetër, aktivistja Kokalari shprehet se Adriana Kalaja, e cila ka poste brenda “Rithemelimit” të Sali Berishës është personazh i infiltruar nga Ilir Meta, që me anë të saj në fund të marrë frenat” e opozitës. “Kam kohe qe ju kam thënë që kjo ishte një nga infiltrimet e Ilir Metës tek Rithemelimi. Pisllëku i mbetet Berishës qe ja hapi derën dhe e bëri dhe shefe të departamentit ligjor. Personalisht kam qene gjithnjë e qartë për llumi që Ilir Meta më vuri nga prapa mbasi i ekspozova planet që kishte me Këlliçin e këta idiotët e tjerë, dhe dua te them pa frike, as nuk e kam harruar dhe as nuk e kam lënë. Metën e respektova për pozicionin që mbante dhe që duhej ta kishte mbajtur me nder, por këto sjellje alabakësh nuk do të ecin kurrë”, tha ajo. Këtë fakt, Kokalari e mbështet duke shpërndarë një postim të Ilir Metës dy ditë më parë, i cili flet fjalët më të mira për Adriana Kalanë, duke ndarë dhe një video në rrjetet sociale. “Siç e ktheva në identitet Parkun Rinia, ashtu do ta kthejmë në identitet Teatrin Kombëtar, aty ku ishte dhe siç ishte! Mirënjohje për aktivisten e jashtëzakonshme, qëndrestaren dhe heroinën e palodhur, Adriana Kalaja dhe për të gjithë artistët jokonformistë që luftojnë çdo ditë për mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës”, ishin fjalët e Metës.

Dosjet e Metës në SPAK

Ndryshe nga Sali Berisha, Ilir Meta nuk ka kurrfarë imuniteti përballë një kërkesa të mundshme të SPAK për ta arrestuar.  SPAK të firmosë masën e sigurie arrest me burg për Ilir Metën, për çështjen CEZ-DIA, dosjen e lobimit dhe shërbimet estetike. Dosjen CEZ-DIA, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve për t’i dhënë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Nëse vërtetohet se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës, ky i fundit pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nga ana tjetër, prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Meta mund të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh. Arben Kraja ka në duar dosjen e shërbimeve estetike. Nga hetimet është provuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për dobësim dhe shërbime të tjera estetike në Vjenë dhe San Marino. Shpenzimet nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pritet të akuzohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related