Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se momentalisht nuk ka ambicie për të kandiduar për kryeministër.
Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se ai është mësuar që në politikë të ecë me hapa të vegjël.
Bardhi tha gjithashtu se kandidati për kryeministër dhe ekipi drejtues do të vendoset nga partia, pra nuk është një vendim individual.
“Nuk ka patur asnjë diskutim në PD se cili do të jetë ekipi drejtues. Nuk e kam si ambicie për kandidat për kryeministër në këtë moment, do të duhet të jenë strukturat e partisë që do të duhet të vlerësojnë se cili do të jetë ekipi më i mirë që ne do i prezantohemi qytetarëve.
