Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka folur për disa dosje të nxehta që janë nën hetimin e SPAK. Sipas tij, po pritet të zbardhet vendimi i Kolegjit Penal te Gjykatës se Lartë për “21 Janarin”. Nga ana tjetër, për dosjen “CEZ-DIA”, avokati Idajet Beqiri thotë se ka persona përgjegjës për këtë vepër penale, të cilët janë Sali Berisha, Ilir Meta, Shkëlzen Berisha dhe jo vetëm. Ai thotë se ka edhe të tjerë që po pastrojnë paratë duke përfshirë këtu edhe një juriste e quajtur Rebecca, e cila është shtetase amerikane që së bashku me Kastriot Ismailajn kanë marrë valixhet me para te Shqipërisë të dhëna nga Ilir Meta duke blerë më pas minierën e zinkut në Kongo, e cila nga krahu tjetër është në pronësi të Ilir Metës dhe e cila jep çdo vit 100 milion euro. Nga ana tjetër, avokati thotë se Meta po përgatit alibitë për të shpëtuar nga prangat e SPAK.
-Avokat Beqiri, pak kohë më parë ju jeni shprehur për dosjen e “21-Janarit” se përgjegjës kryesor i asaj ngjarje të rëndë është ish-Kryeministri i asaj kohe, çfarë pritet, çfarë masash do të merren nga SPAK?
– Ndërkohë po pritet të zbardhet vendimi i Kolegjit Penal te Gjykatës se Lartë. Gjykata urdhëroi SPAK që të bëjë regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e të gjitha hetimeve ndaj Sali Berishës, Lulëzim Bashës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë te implikuar në vrasjet e 21-Janarit. Në momentin që do zbardhet vendimi, kjo dosje do ti kalojë SPAK për regjistrim dhe hetime të mëtejshme. Në këtë moment fillon edhe roli jonë si palë mbrojtëse e viktimave të veprës penale. Në rolin e avokatit, ne do të shkojmë me dosjen e përgatitur me provat përkatëse që vërtetojmë se urdhëruesi për vrasjet e 21-Janarit është Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij si Lulëzim Basha, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, ish drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit e kështu me radhë.
– Ju do të kërkoni masa sigurie për të gjithë këta individë?
Masat e arrestit me burg pa afat i kemi kërkuar në kallëzimin që kemi bërë pranë SPAK konkretisht për Sali Berishen, Lulëzim Bashën dhe Ndrea Prendin.
– Lidhur me një tjetër dosje konkretisht atë te “CEZ-DIA”, a mendoni se qetësia e mbajtur nga presidenti Ilir Meta dhe tejzgjatja e hetimeve nga ana e SPAK tregon ndoshta që nuk ka prova konkrete kundër presidentit Meta?
Afera e ‘CEZ-DIA’ është vetëm një nga dhjetëra afera e Ilir Metës. Katër kallëzime penale për afera të rënda kundër tij i kam bërë vetëm unë dhe jam ende në pritje të përgjigjes nga SPAK sikurse për dy prej tyre pres përgjigje edhe nga Kolegji i gjykatës së lartë pasi aty janëçështjet. Ndërsa përsa i përket aferës së ‘CEZ-DIA’ Ilir Meta është i përfshirë rëndë jo vetëm për pasojën që i ka sjell Shqipërisë dhe Shqiptarëve ( mbi 500 milion Euro dem), plus 5 milion të tjera të marra nga buxheti i shtetit me pretekstin për mbledhjen e borxhit, para të cilat kaluan në duart e Ilir Metës nëpërmjet Kastriot Ismailaj. Kjo aferë është e hetuar, e përfunduar dhe ka të pandehur që duhet të merren në pyetje dhe nuk shikoj asnjë arsye për vonesat e procedurave dhe sorollatjen e çështjes nga ana e SPAK.
– Ju e dini që SPAK nuk kursen askënd dhe fakti që hetimet po zgjasin pafund nuk iu bën të mendoni që nuk ka prova të qarta për të marre një masë konkrete?
Ka mbaruar hetimi për këtë çështje dhe ka persona përgjegjës për këtë vepër penale, është përgjegjës Sali Berisha, është përgjegjës Ilir Meta, Shkëlzen Berisha dhe jo vetëm, sigurisht ka edhe të tjerë që po pastrojnë paratë duke përfshirë këtu edhe një juriste e quajtur Rebecca, e cila është shtetase amerikane që së bashku me Kastriot Ismailajn kanë marrë valixhet me para te Shqipërisë të dhëna nga Ilir Meta duke blerë më pas minierën e zinkut në Kongo e cila nga krahu tjetër është në pronësi të Ilir Metës dhe e cila jep çdo vit 100 milion euro. Ilir Meta vetëm pak ditë më parë doli nëkonferencë për shtyp duke akuzuar qeverinë se s’po rrit pensionet, por do mjaftonte të vinte në dispozicion të tyre vetëm këto 100 milion euro vit për vit në mënyrë që ata të merrnin një pension të mirë. Do veçoja dy gjëra nga konferenca e fundit e zotit Meta, momentin kur një gazetare e pyeti se : “ çfarë do bëhet dhe si do ecin punët me Partinë e Lirisë?” dhe momentin kur ai u përgjigj se : “Asnjë tjetër nuk e pengon Partinë e Lirisë dhe e keqja mund ti vijë vetëm nga vetvetja”, pra kjo e thëne në fjalë të tjera do të thotë që mos të ketë të penduar brenda partisë që të tregojnë për krimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit,mos të venë ata deputetë që kanë transportuar paratë ne Angli,ne Zvicër,Qipro e kështu me radhë sepse po të tregojnë ata, do u vi e keqja nga vetvetja dhe atyre.Ky ishte edhe mesazhi që dha ai sikurse edhe veprimet e tjera që po bën. Hipja në majë të hekurave do të thotë që “ nuk jam mirë nga gjendja psikike” me qëllim qe mjekët në të ardhmen ta konstatojnë si të papërgjegjshëm dhe që mos të dënohet sepse nuk mund të merret masë arresti ndaj dikujt që cilësohet si i sëmure psikik. Pra janë lëvizje të cilat ai po i bën me qëllim siç ishte edhe rasti i Gjermanisë që qëndroi për një kohë te gjatë për të rregulluar shtrimin në spital pikërisht në momentin që mendoi se do ti hidheshin “hekurat”. Janë manovra që ai i bën por SPAK nuk duhet të bjerë pre e këtyre lojërave, SPAK merret me ligjin jo me këto. Derisa e ka të mbyllur çështjen e CEZ-DIA dhe e ka mbaruar hetimin e saj duhet ta dërgojë atë në gjyq pasi i ka tashmë provat. Ka dy nga dëshmitë me te fuqishme, atë te Kastriot Ismailaj dhe bashkëshortes së tij e cila nga krahu tjetër ka krijuar një dosje në Austri kur mori azilin politik duke i thënë “me jepni azilin sepse po nuk më dhatë azilin dhe po nuk më morët në mbrojtje me vrau Ilir Meta siç vrau Ambasador Tepshin dhe ish drejtorin e CEZ-it të KESH-it”. Pra duhet të vazhdojë para me çështjet për ti çuar ne gjyq aq më tepër me këtë që ka mbaruar.
-Përsa i përket dosjes për Ilir Beqaj, tashmë zoti Beqaj është nën akuzë.
Tashmë çështja do të shkojë në gjyq kështu që zotit Beqja nuk i ka ngel gjë tjetër veçse të mbrohet në gjyq. Kuptohet akuza ndaj tij është ajo për shpërdorim detyre,pra ai nuk është marr për korrupsion pasiv, për rrjedhojë SPAK e ka çuar me këtë akuzë dhe ne gjyq le ta vërtetoje që nuk e ka shpërdoruar detyrën.
Fakti qe SPAK ka ngritur një akuze ndaj zotit Beqaj, tregojnë që provat dhe faktet ekzistojnë apo jo?
Patjetër, të shpërdorimit të detyrës patjetër në të kundërt SPAK nuk do ta çonte në gjyq po mos të kishte prova se ndryshe në rastin se ai do të fitonte pafajësinë kjo do të ishte një minus i madh për SPAK i cili nga krahu tjetër do të merrte ndëshkim administrativ nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i lartë i Prokurorisë.
-Çfarë rrezikon zoti Beqaj nëse shpallet fajtor?
Në rastin se ai shpallet fajtor dënimi për shpërdorim detyre sipas nenit 248 është deri ne 7 vjet burg. Në rastin se gjykata merr në konsideratë rrethana të tjera të cilat mund të jenë rënduese ose lehtësuese për shpërdorimin e detyrës apo vepra të tjera të cilat nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore,mund të jepet edhe masa e lirimit me kusht ne baze te nenit 59 te kodit penal dhe me shërbim kjo në rast se i vërtetohen rrethana lehtësuese por kjo është një çështje që do ta gjykojë Gjykata. Ajo çfarë jam unë dakord është që kjo aferë duhet të shkonte në gjyq ashtu siç edhe ka vajtur dhe duhet të marr ndëshkimin e merituar.Problemi i vërtetëështë fakti nga çfarë politike dhe politikanësh udhëhiqemi ne në pozitë edhe opozitë,kryesisht në opozitë, këta që synojnë të vijnë nesër në pushtet të cilët benë një luftë të jashtëzakonshme për te marr komisionet hetimore edhe arritën në fakt të marrin dy komisione hetimore, tashme filluan këto komisione edhe i reduktuan,pra nuk u morën as me hemodializën, nuk duan ta hetojnë atë dhe spitalin Amerikan. Kjo është kriminale në aspektin se ku janë mpleksur ata të opozitës,konkretisht Shkëlzen Berisha ne lidhje me aferën e hemodializes prej 500 milion eurosh dhe që mbi të gjitha e ka fituar këtëte fundit me koncesion kushërira e drejtorit te spitalit Amerikan qe punon ne Berat, tek një gomisteri e vogël të cilën nuk e shikon njeri dhe tek e cila ka vajtur gjithë kjo shumë.Pra nuk mund të bësh diferencime por duhet ti hetosh të gjitha këto koncesione.
