Fotoja që shihni më poshtë është e Gjergji Ndërshtiqës, studentit të Akademisë së Sigurisë që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme (12 mars) në Shkodër.
Kujtojmë se nga të shtënat mbeti i plagosur dhe kunati i tij, Gjon Nika.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa sipas bluve të Shkodrës, në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë e djegur tip Renault, që dyshohet se u përket autorëve.
Ndërsa makina e djegur në vendngjarje është e të plagosurve.
Ndërkohë mendohet se janë dy autorët që kanë qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov një sasi të konsiderueshme plumbash dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
