“E trishtueshme, por e vërtetë”/ Trump shokon: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar këtë të martë një status në rrjetin e tij social “Truth Social”, ku pretendon se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s. Sipas Trump, pa ndërhyrjen e tij aleanca ushtarake do të ishte shpërbërë dhe do të kishte mbetur pjesë e historisë.

“Nëse unë nuk do të kisha ardhur, sot nuk do të kishte NATO!!! Do të kishte përfunduar në koshin e historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!”, shkruan Trump në postimin e tij.

Deklarata vjen në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe vendeve evropiane po diskutohen gjerësisht, sidomos pas deklaratave të mëparshme të Trump për rishikimin e rolit amerikan në aleancë dhe pretendimeve të tij për aneksimin e Groenlandës, territor i Danimarkës.

Këto qëndrime kanë nxitur debate të forta mbi të ardhmen e NATO-s dhe raportet transatlantike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related