“Parlamenti është shtëpia e demokracisë”- Dakordësia për komisionet, ambasada e Italisë: Mirëpresim rikthimin e një klime konstruktive

Data

Pas ambasadës së SHBA dhe asaj të Britanisë, ka reaguar edhe ambasada e Italisë në Tiranë,  në lidhje me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore.

Në reagim, ambasada italiane shkruan se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal  të Parlamentit.

Reagimi:

Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit. Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related