Vras*** Klajdi Mjeshtri dënohet vetëm me 12 vite burg, prindërit e viktimës “ngrenë në këmbë” sallën

Data

Drejtësia italiane ka dënuar me 12 vite burgim shqiptarin Klajdi Mjeshtri, duke e shpallur fajtor për veprën penale “vra*** nga pakujdesia

I riu shqiptar akuzohet për dhu**** deri në vdekje të zjarrfikësit 34-vjeçar italian Giuseppe Tucci nga Foggia, të cilin e sulmoi barbarisht jashtë një diskoteke në Frontemare të Riminit mbrëmjen e 12 Qershorit të vitit 2023. Tucci vdiq në spital pak ditë pas ngjarjes.

Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi pas një shakaje që zjarrfikësi 34-vjeçar bëri ndaj të dashurës së Klajdi Mjeshtrit. Tucci ishte në diskotekë me një mik, dhe dyshja u nxorën jashtë nga Mjeshtri që punonte si roje. Fillimisht u larguan, por më pas Tucci tentoi të rifutej nga hyrja e dytë e diskotekës.

Ai nxor sërish jashtë nga punonjësit e sigurisë, por në këtë moment Mjeshtri e ndoqi dhe e rrahu barbarisht jashtë lokalit, me të paktën 5 grushta në fytyrë e kraharor.

Gjyqtari i seancës paraprake hoqi akuzën e vrasjes me dashje për Klajdi Mjeshtrin, duke mos pranuar pretencën e Prokurorisë që kërkoi 20 vite heqje lirie për shqiptarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related