Avokati Jordan Daci, në një intervistë televizive, foli në lidhje me përplasjet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ai theksoi se konfliktet mes dy vendeve nuk mund të zgjidhen me frymë nacionaliste duke shtuar se Greqia në shumë raste na ka ndihmuar, duke dhënë kontribut në shumë çështje të Shqipërisë.
Sipas tij, raporti Shqipëri-Greqi nuk duhet të ngarkohet me historinë e së shkuarës.
“Marrëdhëniet me Greqinë kanë shumë problematika por dhe trajtimi me frymë nacionaliste nuk i shërben aspak as zgjidhjes së konfliktit po as raporteve me Greqinë. Mirë ose keq, Greqia me gjithë problemet që kemi pasur dhe kemi, ka qenë një vend që na është gjetur pranë në momente shumë të rëndësishme të historisë sonë.
Mos të themi vetëm pjesën e keqe, sepse janë po ato grekë që kanë pritur me mijëra shqiptarë, na janë gjetur në momente kryesore, pa dyshim që kanë ndihmuar shumë përsa i përket procesit të integrimit në NATO. Unë them që një qasje që mund të ishte e drejtë për vendin tonë, por dhe e ekuilibruar dhe me dinjitet në raport me Greqinë do ishte ajo e duhura, por unë nuk jam që të ngarkohet raporti me Greqinë, me historinë e së shkuarës. Nacioanalizmi nuk është zgjidhja”-tha ai.
