Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerësoi dje kontributin e jashtëzakonshëm të grave gjyqtare në mbarë botën në Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se “përkushtimi i tyre ndaj drejtësisë dhe barazisë na frymëzon të gjithëve”. “Vlerësojmë kontributin e jashtëzakonshëm të grave gjyqtare në mbarë botën në Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare! Përkushtimi i tyre ndaj drejtësisë dhe barazisë na frymëzon të gjithëve. Nga thyerja e barrierave deri te mbrojtja e drejtësisë, ne i shohim përpjekjet e tyre të palodhura dhe përkushtimin për drejtësi”, shkroi dje ambasada e SHBA në Tiranë. Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më 28 prill 2021, rezolutën në të cilën 10 Marsi shpallet Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare, me qëllim promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet e gjyqësorit.
Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të grave gjyqtare në mbarë botën
Data
