Kuvendi miratoi ligjin për investimet strategjike, Kaso “shuplakë” Ramës: Po ndani Shqipërinë në llokma për miqtë dhe pushtetarët tuaj

Data

Kuvendi miratoi sot me shumicë të thjeshtë votash ligjin për investimet strategjike.

Ligji për Investimet Strategjike u miratua në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm dhe pasi afati u zgjat disa herë, i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023.

Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit, Ivi Kaso tha në një studio televizive se ligji për investimet strategjike kaloi pa kuorumin e nevojshëm.

“Në momentin që është çelur seanca një pjesë e deputetëve të mazhorancës që duhet të krijon kuorumin nuk kanë qenë, nuk ka qenë më shumë së 70 deputetë të pranishëm që seanca të çelej në mënyrë të ligjshme, kjo i është bërë me dije në mënyrë shkresore kryetares së kuvendit, duke nënvijëzuar se kur kjo ndodh në mes të ditës, në sy të kamerave, imagjinoni çfarë ndodh në errësirën e vendimeve të qeverisë, të mbledhjeve të komunitetit të investimeve strategjike që synim kryesor kanë ndarjen e Shqipërisë në llokma për pushtetarët dhe miqtë e tyre”, tha Kaso.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related