“Ruani fokusin dhe ekuilibrin!”- Heqja e dinarit serb, reagon Rama: E drejtë e pamohueshme e Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj Feb 5, 2024 | 14:32

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga tregu dinarin serb dhe valutë e vetme të jetë euro, kjo bazuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

edi rama

Në një postim në  “X” Rama shkruan se“pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën”.

Ndër të tjera, kryeministri shprehet se pas Banjskës, “është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”.

Reagimi i Ramës:

Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit.

Kujtojmë se pas këtij vendimi nga “BQK-ja”, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA, të cilët kërkojnë shtyrje të vendimit.

BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësim lidhur edhe me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet paralele serbe në disa komuna të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related