“Deputetët u penguan me urdhër të Ramës”- Gazment Bardhi: U shqyem nga xhaketa për t’u futur në Parlament! As Garda dhe as Policia… Feb 5, 2024 | 17:32

Data

Gazment Bardhi tha se me urdhër të Ramës deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen brenda ambienteve të Parlamentit.

bardhiii

Bardhi tha se as Garda dhe as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës.

“Sic e patë sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Ahmetajt, i akuzuar nga ai si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm deputetët u penguan të futen në seancë. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë, Rama një frikacak që i fshihet përballjes tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës.

Besoj që vetëm me regjime autoritar  ndodh që deputetët nuk lejohen të futen për të ushtruar mandatin

E paimagjinueshëm që deputetet të shqyhen nga xhaketa për tu futur ne seancë, por e shpjegueshme kur bëhet fjalë për një regjim të tillë.

As Garda dhe as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës. Do ti bashkohem cdo proteste qytetare kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi para mediave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related