Tension politik në Kuvend – Balla ultimatum opozitës: “Nëse nuk vini në komision, ndryshimet i bëjmë pa ju”

Data

Tensionet politike në Kuvend u thelluan edhe më tej, pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lëshoi një ultimatum të drejtpërdrejtë ndaj opozitës lidhur me reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla deklaroi se mazhoranca nuk ka më kohë për të humbur dhe se pjesëmarrja e opozitës në komisione është e dëshiruar, por jo e domosdoshme. Ai paralajmëroi se nëse opozita nuk paraqitet javën e ardhshme në komisionet përkatëse, ndryshimet do të procedohen njëanshëm.

“Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territoriale? Jeni të mirëpritur. Nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet”, u shpreh Balla nga foltorja.

Sipas tij, vendi ka nevojë për vendimmarrje dhe jo për bllokime politike, duke nënvizuar se mazhoranca është e vendosur të ecë përpara me proceset reformuese, pavarësisht bojkotit apo refuzimit të opozitës për të marrë pjesë.

Ultimatumi i Ballës vjen në një klimë të ndezur politike, me seanca plenare të shoqëruara nga bllokime të foltores dhe akuza të ndërsjella, duke sinjalizuar se përplasja mes mazhorancës dhe opozitës pritet të ashpërsohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related