Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi kati i 5-të i një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se viktima është identifikuar me iniciale R.D.
Gjithashtu mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, rreth orës 05:50 dhe nuk dihen ende shkaqet.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
