Në një operacion të koordinuar nga policia kufitare në Kakavijë, është arrestuar Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, nga Bulqiza, i cili mbahej në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, e kishin dënuar atë më 15 korrik 2024 me 8 vite e 5 muaj burg për veprën penale “vjedhja me dhunë” të kryer në bashkëpunim.
Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, si dhe kontrolleve të shtuar në pikat kufitare, operacioni për kapjen e tij u realizua me sukses. Tani, pas arrestimit, i riu do t’i nënshtrohet procedurave për ekstradim drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin në mënyrë të plotë.
