“NË GJURMËT E MARTIRËVE SHQIPTARË TË FESË”

Data

Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçante në kishen e Martireve në Blinisht të Lezhës.Banore të Zadrimës dhe Priftërinjt të Dioqezes së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 7-vjetorin e shenjtërimit të 38-martireve shqiptare të fesë, eshtrat e dy prej të cilëve, At Ndoc Suma dhe Dom Luigj Prenushi prehen pikërisht në këtë kishe.Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar “Në gjurmet e Martireve” e më pas vijoj me meshen e shenjtë të drejtuar nga ipeshkvi i Dioqezes së Sapës Imzot Simon Kulli.

Në fjalen e tyre para besimtareve të shumtë përfaqësuesit e kishës katolike, vleresuan rolin e martireve shqiptar në mbrojtje të fesë, ndërsa bën thirrje për paqe në vendet që aktualisht janë në luftë.

Martirët e lumë të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë këta martirë për kontributin që dhanë dhe vuajtjet, duke dhënë jeten për fe dhe atdhe.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related