BIRN: Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet

Data

Më 11 nëntor, Albin Kurti u ngjit në podiumin e Kuvendit për të prezantuar projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Ai po ashtu shfrytëzoi këtë mundësi për të kritikuar të gjithë ata që kishin qenë para tij.

“Kam nderin të jem kryeministri i parë që paraqet një buxhet të katërt në një mandat, duke shënuar qeverinë e parë që e ka përmbyllur tërësisht mandatin e saj,” tha Kurti para deputetëve. Ai kishte të drejtë.

Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka kaluar përmes gjashtë qeverive dhe pesë kryeministrave të ndryshëm dhe asnjë prej tyre nuk ka përfunduar një mandat të plotë.

Kjo arritje është pasojë e fitores masive të partisë së tij, Vetëvendosje, në zgjedhjet e vitit 2021, çka i mundësoi të qeverisë i vetëm. Kryeministri 49-vjeçar, Kurti dëshiron ta marrë këtë rekord në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, por qeveritë nuk vlerësohen vetëm për qëndrueshmërinë e tyre, paralajmëron sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri nga Prishtina.

Zgjedhjet e vitit 2021 shkatërruan opozitën, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ranë në 17% dhe 12% respektivisht, krahasuar me më shumë se 50% të Vetëvendosjes. Kurti në thelb mori një mandat të plotë për të vepruar si të donte, por rezultatet kanë qenë “shumë zhgënjyese,” tha Muhaxhiri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related