Rithemelimi mban të martën, 5 shkurt, mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku pritet të miratohen ndryshimet në statut që bëjnë nënkryetar të Rithemelimit Gazment Bardhin, (si kryetar i grupit parlamentar) dhe Agron Gjekmarkajn (si nënkryetar i Kuvendit).
Sipas informacioneve, bëhet me dije se gjithashtu do te ndryshojë përbërja e kryesisë se Rithemelimit që do të integrojë brenda disa prej figurave të grupit Bardhi.
