Arbana jep lajmin e papritur per te gjithe: E pabesueshmja sapo ndodhi…

Data

Arbana Osmani e ka treguar qartë dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe për këtë nuk ka askush asnjë lloj dyshimi.

Ndërkohë që herë pas herë publikon ushqimet e veçanta që konsumon, rreth një javë më parë, Osmani ka vendosur të bëjë një premtim publik të cilin duket se e ka mbajtur.

“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, ka shkruar Arbana në një postim të bërë në atë kohë.

Por pavarësisht se frekuentimi i palestrës nuk ndodhi të nesërmen, Arbana ka vendosur që të fillojë ushtrimet ditën e sotme dhe duket se e ka marrë me shumë energji.

“E pabesueshmja ndodhi”, ka shkruar Arbana në postimin e saj në “Instastory”, ku shihet e veshur me një kostum të zi sportiv, teksa pozon përpara pasqyrës në një palestër.

Kohë më parë në një bisedë virtuale me ndjekësit, Arbana ka treguar se një nga dobësitë e saj është t’i çojë gjërat deri në fund dhe përmendi pikërisht palestrën, për të cilën duket se ka nisur më këmbë të mbarë.

Osmani momentalisht ka nisur përgatitjet për sezonin e tretë të BBV së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Ende nuk ka ndonjë konfirmim se kur pritet të fillojë afërsisht një ndër programet më të preferuara në Top Channel.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related