870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë…

Data

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka planifikuar ndonjë përmirësim në këtë segment ndërsa një përpjekje për të dhënë me koncesion segmentin problematik Milot-Balldre, dështoi për mungesë ofertash.

Kjo është hera e dytë që përpjekjet e qeverisë për të gjetur financim alternativ për këtë aks rrugor dështon, por ky është larg të qenit i vetmi aks rrugor për të cilin, buxheti nuk ka financime dhe financimi privat është i pasigurt. Në fakt, kudo që hedh shikimin në hartën rrugore të Shqipërisë dallon se disa përmirësime janë të domosdoshme, ndërsa, në planin buxhetor afatmesëm të qeverisë nuk ka para të caktuara për to. Sipas të dhënave të “BIRN”,rrjedhimisht, trafiku në Lezhë, në hyrje të Shkodrës, në Elbasan, në Pogradec apo edhe në vetë autostradën Tiranë – Durrës në segmentin nga Vora për në Durrës, ka gjasa do të jetë histori e pandarë për qytetarët edhe për mandatin e katërt të qeverisë aktuale, e ndoshta më tutje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related