8 të arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit, mes tyre efektivi i pandehur nga SPAK që i dha telefonin Erion Veliajt

Data

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar. Lajmi është konfirmuar nga burime hetimore, ndërsa gazetarja Klodiana Lala bën me dije se mes të arrestuarve ndodhet edhe një efektiv i Policisë së Burgjeve, i përfshirë më herët në një çështje të ndjeshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Baçi, i cili është i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se i ka dhënë telefonin celular Erion Veliaj për të komunikuar me familjarët e tij gjatë transportimit nga burgu drejt ambienteve të GJKKO-së.

Sipas burimeve, arrestimet janë kryer për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet po thellohen për të zbuluar nëse arratisja e Ndocit ka qenë e ndihmuar apo e planifikuar në bashkëpunim me persona brenda institucioneve.

Emrat e personave të arrestuar:

  • Aulon Çuko – kryeinfermieri
  • Desdemon Pazaj – zëvendësshef i Policisë së Burgjeve
  • Dorjan Saraçi – efektiv shoqërimi
  • Sal Ferollari – efektiv shoqërimi
  • Preng Marvataj – efektiv shoqërimi
  • Fatjon Baçi – efektiv i Policisë së Burgjeve, i pandehur nga SPAK
  • Aranit Çela – efektiv shoqërimi
  • Violeta Uka

Arratisja e Altin Ndocit, i cilësuar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i pandehur në dosje të rënda të SPAK, ka shkaktuar reagime të forta dhe ka vënë në pikëpyetje protokollet e sigurisë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në institucionet shëndetësore.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale dhe zinxhirin komandues që mund të ketë dështuar në parandalimin e kësaj ngjarjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related