Shiste kanabis në doza, pranga 30-vjeçarit në Sarandë

Data

Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit kanabis. Sipas policisë, i riu u ndalua teksa qarkullonte me automjet në qytet dhe dyshohet se shpërndante doza për shitje.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën një sasi kanabisi të ndarë në doza, ndërsa një sasi tjetër u sekuestrua në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një peshore elektronike.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Meantime”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related